Leclerc nuk dëshiron të jetë ‘piloti i parë’ i Ferrari, por ka një kërkesë tjetër për skuadrën
Skuadra e Ferrari po kalon nëpër disa ndryshime. Ferrari do të shoh Mattia Binotto tek largohet nga posti i shefit të skuadrës së Scuderia Ferrari, dhe me këtë lëvizje priten edhe ndryshime të tjera. Thuhej se shefi i ri do ta qartësojë hierarkinë në skuadrën e Ferrari, me Charles Leclerc si pilot i parë dhe…
Sport
Skuadra e Ferrari po kalon nëpër disa ndryshime.
Ferrari do të shoh Mattia Binotto tek largohet nga posti i shefit të skuadrës së Scuderia Ferrari, dhe me këtë lëvizje priten edhe ndryshime të tjera.
Thuhej se shefi i ri do ta qartësojë hierarkinë në skuadrën e Ferrari, me Charles Leclerc si pilot i parë dhe Carlos Sainz si pilot i dytë.
Por, ‘Motorsport Italia’ raporton një version tjetër, përcjell lajmi.net. Thuhet se Charles Leclerc nuk do të pranojë ta nis sezonin si piloti 1, dhe preferon të jetë i barabartë me Carlos Sainz.
Megjithatë, piloti nga Monako ka kërkuar nga skuadra që në pikë të caktuar të sezonit të bëhet dallimi dhe të mos humben mundësi.
Mbetet të shihet se si do të organizohet skuadra e Ferrari gjatë sezonit të ardhshëm, me kreun e ri. /Lajmi.net/