Dhjetë raste aktive me COVID-19

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë, aktualisht është dhjetë. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19, shkruan lajmi.net. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë, 1.836.845 doza të…

Lajme

29/11/2022 08:18

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë, aktualisht është dhjetë.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë, 1.836.845 doza të vaksinës.

Ndërsa, me dozën e dytë janë vaksinuar 824.923 qytetarë dhe po ashtu janë dhënë 105.378 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,868 persona deri më tani./Lajmi.net/