Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë uron Shqipërinë në 110 vjetorin e pavarësisë
Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, ka uruar Shqipërinë në 110-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ne një postim në Twitter, nga kjo ministri janë shprehur se i urojnë popullit të Shqipërisë shëndet, begati dhe paqe, shkruan lajmi.net. “I dërgojmë urimet tona për Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë dhe popullin shqiptar, me rastin e festës…
Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, ka uruar Shqipërinë në 110-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Ne një postim në Twitter, nga kjo ministri janë shprehur se i urojnë popullit të Shqipërisë shëndet, begati dhe paqe, shkruan lajmi.net.
“I dërgojmë urimet tona për Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë dhe popullin shqiptar, me rastin e festës së tyre të pavarësisë, duke i uruar shëndet, begati dhe paqe”, ka shkruar ministria.
Ndryshe sot janë bërë 110 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, 25 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe është ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari./Lajmi.net/
We extend our congratulations to @AlbanianDiplo and to the people of #Albania, on the occasion of their Independence Day, wishing them health, prosperity and peace. pic.twitter.com/X2vjea6nmk
— MFA Serbia 🇷🇸 (@MFASerbia) November 28, 2022