“Udha e mbarë”, Beniada i përgjigjet Einxhelit “live” me një këngë

Raporti i Beniadës dhe Einxhelit pas daljes nga “BBV” është ndër më të komentuarat. Einxhel ishte ajo e cila ka treguar kohë më parë se nuk flasin bashkë e se nuk kanë as numrat e telefonit, shkruan lajmi.net. “Kemi rastisur bashkë por nuk jemi takuar akoma. Ngaqë nuk ma ka numrin e telefonit prandaj.”, ishte…

ShowBiz

27/11/2022 23:28

Raporti i Beniadës dhe Einxhelit pas daljes nga “BBV” është ndër më të komentuarat.

Einxhel ishte ajo e cila ka treguar kohë më parë se nuk flasin bashkë e se nuk kanë as numrat e telefonit, shkruan lajmi.net.

“Kemi rastisur bashkë por nuk jemi takuar akoma. Ngaqë nuk ma ka numrin e telefonit prandaj.”, ishte shprehur me ironi moderatorja.

Së fundi Beniada ishte e ftuar tek “Why Not”, ku është pyetur lidhur me këtë.

Pasi pa videon, Beniada u përgjigj me këngë: A e njeh atë muzikën ku thuhet, Oj lulije, oj lulije pllumb i bardhë a të tha nëna rrugë e mbarë, vaj, vaj, vaj, vaj. A të tha nëna rrugë e mbarë, vaj, vaj, vaj, vaj.

Më pas ajo sqaron të vërtetën.

“Unë jam munduar të mos e komentoj pasi ndonjëherë njeriu lëndohet për gjërat e vogla, për një fjalë. Ka qenë një shoqëri e bukur e jona ishim 2 goca kundër shumë të tjerëve. Kam thënë se jam munduar të kem kujdes ti përgjigjem. Përveç kësaj e kam pasur shumë xhan. Ndonjëherë bëjnë vaki këto gjëra. Ndonjëherë në shoqëri njerëzit për disa keqkuptime prishen kot. Por gjëja më e bukur është kur njerëzit flasin sy më sy. Nuk jemi zënë asnjëherë. Unë i uroj një shtatzëni të mbarë dhe jam e sigurt se në një të ardhme gjërat do të ndryshojnë.”, tha Beniada./Lajmi.net/