Ende pa e kryer me Chisoran, për Furyn përgatiten edhe një skenar – përballje me Usyk dhe Wilder?!

Tyson Fury, më 3 dhjetor, do ta mbrojë titullin kampion i botës në peshat e rënda. Përballë vetes do ta ketë Dereck Chisoran me të cilin u dakorduan kohë më parë për një meç. Gjithsesi, ende pa u kryer ky takim, kanë filluar spekulimet se “Gypsy King” mund të ndeshjet me Oleksandr Usyk dhe Deontay…

Sport

25/11/2022 14:30

Tyson Fury, më 3 dhjetor, do ta mbrojë titullin kampion i botës në peshat e rënda.

Përballë vetes do ta ketë Dereck Chisoran me të cilin u dakorduan kohë më parë për një meç.

Gjithsesi, ende pa u kryer ky takim, kanë filluar spekulimet se “Gypsy King” mund të ndeshjet me Oleksandr Usyk dhe Deontay Wilder, transmeton lajmi.net.

Të paktën kështu lë të kuptohet presidenti i WBC, Mauricio Suleiman, sipas të cilit fillimi i vitit 2023 do të ishte koha e duhur që i pamposhturi në peshat e rënda ta sfidojë Usykun.

“Është koha e duhur që Tyson Fury të takohet me Oleksandr Usyk në një luftë e për kampionin e peshave të rënda në fillim të vitit 2023”, u shpreh Suleiman, shkruan Sky Sports

Fituesi i kësaj ndeshje, sipas skenarit të planifikuar, do të mund të përballej me Deontay Wilderin.

Gjithsesi, që diçka e tillë është ende në fazën e planifikimit dhe nuk ka asgjë zyrtare.

Mbetet të shihen hapat në vijim nga WBC. /Lajmi.net/