Drita ndan rrugët me Ardian Nuhiun? Konferencë e jashtëzakonshme në ora 13:00
Drita thuhet se do të ndajë rrugët me trajnerin Ardian Nuhiu. Skuadra nga Gjilani, Drita është eliminuar dje nga Kupa e Kosovës, pasi u mposht 1:2 nga Liria. Kjo ndeshje duket se i ka kushtuar me punën e tij trajnerit Nuhiu. Sipas ‘Radiostargjilan’, Drita ka vendosur ta shkarkojë Nuhiun nga posti i trajnerit, përcjell lajmi.net.…

Sport
Drita thuhet se do të ndajë rrugët me trajnerin Ardian Nuhiu.
Skuadra nga Gjilani, Drita është eliminuar dje nga Kupa e Kosovës, pasi u mposht 1:2 nga Liria.
Kjo ndeshje duket se i ka kushtuar me punën e tij trajnerit Nuhiu.
Sipas ‘Radiostargjilan’, Drita ka vendosur ta shkarkojë Nuhiun nga posti i trajnerit, përcjell lajmi.net.
Kjo thuhet të jetë edhe arsyeja e thirrjes së konferencës për shtyp, për ditën e sotme në ora 13:00.
Mbetet të shihet nëse këto raportimet do të konfirmohen gjatë konferencës. /Lajmi.net/