Gjykata dënon Don Xhonin me dy mijë euro për armëmbajtje pa leje
Pas pranimit të fajësisë, reperi Xhonatan Isufi, i njohur me nofkën artistike Don Xhoni, është dënuar me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Aktgjykimi ndaj tij u shpall të premten, raporton BetimiPërDrejtësi. Sipas aktgjykimit, Don Xhoni është obliguar të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe…

ShowBiz
Pas pranimit të fajësisë, reperi Xhonatan Isufi, i njohur me nofkën artistike Don Xhoni, është dënuar me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.
Aktgjykimi ndaj tij u shpall të premten, raporton BetimiPërDrejtësi.
Sipas aktgjykimit, Don Xhoni është obliguar të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit.
Paraprakisht, në seancën fillestare të mbajtur në po të njëjtën ditë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Hivzi Bajraktari, i akuzuari Isufi është deklaruar fajtor.
“Ndjehem shumë i penduar dhe shpresoj të mos ndodh më kurrë”, ka thënë Isufi.
Pranimi i fajësisë nuk u kundërshtua nga prokurori.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në gusht të 2022-s ka ngritur aktakuzë kundër Xhonatan Isufit, të cilin e ngarkonte me veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, nga data e pacaktuar e deri më 27 qershor 2022, i pandehuri Isufi në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ka mbajtur në pronësi armën e zjarrit pistoletën e tipit “Cervena zastava” me një karikator dhe gjashtë fishekë të kalibirit 7.65 mm.