Hoti: Buxheti i viti 2023 është me i ulët se ai i vitit 2022 për së paku 300 milionë euro
Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar lidhur me buxhetin për vitin 2023. Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se, për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik, buxheti për vitin 2023 prej 3.2 miliardë euro, është në fakt 2.5 miliardë euro, shkruan lajmi.net. Tutje, deputeti…
Lajme
Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar lidhur me buxhetin për vitin 2023.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se, për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik, buxheti për vitin 2023 prej 3.2 miliardë euro, është në fakt 2.5 miliardë euro, shkruan lajmi.net.
Tutje, deputeti i LDK-së, ka thënë se, kësisoj, ky buxhet është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro.
Ai ka thënë edhe se, mund të krahasohet sasia e mallrave që është blerë vitin e kaluar me 100 euro, me sasinë e mallrave që mund të blihet këtë vit me 100 euro.
“Për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik, buxheti nominal për vitin 2023 prej 3.2 miliardë euro, është në fakt rreth 2.5 miliardë euro në terma real. Rrjedhimisht, ky buxhet në terma real është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro (sivjet ka qenë 2.8 miliardë euro). Krahasojeni vetë sasinë e mallrave që e keni blerë vitin e kaluar me 100 euro, me sasinë e mallrave që mund të blini sivjet me ato 100 euro. Do të vini në këtë përfundim”, ka thënë Hoti. /Lajmi.net/