Man City po përgatisin një ofertë për Toni Kroos

Skuadra e Manchester City është duke përgatitur një ofertë për Toni Kroos. Ylli gjerman i skuadrës së Real Madrid, Kroos është në muajt e fundit të kontratës së tij me ‘Los Blancos’. Sipas raportimeve të ‘Diario Sport’, Man City janë të interesuar të transferojnë gjermanin, përcjell lajmi.net. Kroos akoma nuk ka thënë nëse do të…

Sport

14/11/2022 17:21

Skuadra e Manchester City është duke përgatitur një ofertë për Toni Kroos.

Ylli gjerman i skuadrës së Real Madrid, Kroos është në muajt e fundit të kontratës së tij me ‘Los Blancos’.

Sipas raportimeve të ‘Diario Sport’, Man City janë të interesuar të transferojnë gjermanin, përcjell lajmi.net.

Kroos akoma nuk ka thënë nëse do të rinovojë ose jo me Real Madrid, tashmë kur kanë mbetur më pak sesa një vit nga fundi i kontratës.

Situata e Kroos dhe specifikat e tij bëjnë që Manchester City të shtojë interesimin për situatën e tij.

Klubi i Premier League janë gati t’i paguajnë Kroos një pagë prej 13-14 milionë eurove. /Lajmi.net/