Laporta për rikthimin e Messi: Leo e di që Barcelona është gjithmonë shtëpia e tij

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta vazhdon të flasë për një rikthim të mundshëm të Leo Messi. Messi ka kontratë me Paris Saint Germain deri në vitin 2023, por nuk pritet të vazhdojë më tej, përcjell lajmi.net. Raportimet e fundit në Francë njoftuan që argjentinasi nuk mendon të vazhdojë bashkëpunimin me PSG, pasi familja e tij…

Sport

13/11/2022 10:17

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta vazhdon të flasë për një rikthim të mundshëm të Leo Messi.

Messi ka kontratë me Paris Saint Germain deri në vitin 2023, por nuk pritet të vazhdojë më tej, përcjell lajmi.net.

Raportimet e fundit në Francë njoftuan që argjentinasi nuk mendon të vazhdojë bashkëpunimin me PSG, pasi familja e tij nuk janë adaptuar në Paris.

Kështu nuk përjashtohet një rikthim i legjendës ‘Blaugrana’ në ‘Camp Nou’.

Lidhur me këtë ka komentuar sërish presidenti i Barçës, Joan Laporta.

“Kthimi i Messit në Barça në 2023? Leo e di që Barcelona është gjithmonë shtëpia e tij”, ishin fjalët e tij.

Përveç ekipit katalanas interesim për yllin argjentinas kanë shfaqur edhe ekipi amerikan, Inter Miami./Lajmi.net/