Kampionët gjunjëzohen para Llapit – ‘Balltatina’ leksione Ballkanit, e shkatërron si mysafir
Llapi ka marrë tjetër fitore të rëndësishme, kësaj radhe duke mposhtur kampionin në fuqi, Ballkani. Ballkani nuk ka kaluar aspak mirë këtë mesjavë, duke u mposhtur 1:4 në ndeshjen kundër Llapit, shkruan lajmi.net. Skuadra e Tahir Batatina kaloi në epërsi në minutën e 7’ të takimit, me golin e shënuar nga Fernandinho. 10 minuta para…

Sport
Llapi ka marrë tjetër fitore të rëndësishme, kësaj radhe duke mposhtur kampionin në fuqi, Ballkani.
Ballkani nuk ka kaluar aspak mirë këtë mesjavë, duke u mposhtur 1:4 në ndeshjen kundër Llapit, shkruan lajmi.net.
Skuadra e Tahir Batatina kaloi në epërsi në minutën e 7’ të takimit, me golin e shënuar nga Fernandinho.
10 minuta para fundit të pjesës së parë (35’), Rivera dyfishoi epërsinë e llapjanëve.
Në pjesën e dytë, Rivera doli edhe një herë në skenë, për t’i dhënë goditjen e radhës Ballkanit, me golin e minutës së 77’.
Fati i takimit u vulos me golat e shënuar pas minutës së 90′, të shënuar nga Gerhard Progni, i cili shënoi për 0:4 nga gjuajtja e lirë dhe me Ballkanin që shënoi golin e nderit në minutën e 90+3′, me Dellovan, për 1:4.
Fitorja e çon Llapin në kuotën e 19 pikëve për pozitën e pestë, kurse Ballkani mbetet me 27 pikë në pozitën e dytë. /Lajmi.net/