Igli Tare i bie pishman për shakatë me Conference League: Secili trofe ka vlerën e vet
Drejtori sportiv i Lazio, shqiptari Igli Tare, është bërë pishman për shakatë që bëri në lidhje me kompeticionin e Conference League. Kur Roma doli fituese e këtij trofeu, Tare ironizoi duke e konsideruar si kupë të vogël. Ndonëse ishte tendencë për t’i hedhur “kunja” skuadrës rivale nga i njëjti qytet, duket se të njëjtët iu…
Sport
Drejtori sportiv i Lazio, shqiptari Igli Tare, është bërë pishman për shakatë që bëri në lidhje me kompeticionin e Conference League.
Kur Roma doli fituese e këtij trofeu, Tare ironizoi duke e konsideruar si kupë të vogël.
Ndonëse ishte tendencë për t’i hedhur “kunja” skuadrës rivale nga i njëjti qytet, duket se të njëjtët iu kthyen po atij, transmeton lajmi.net.
Tash, kur skuadra e tij merr pjesë pikërisht në këtë garë, ai ka filluar t’i tërheq fjalët, duke thënë se secili kompeticion e ka rëndësinë e vet.
“Për rritjen e klubit do të ishte e rëndësishme që Lazio të luante çdo vit në kompeticionet më të mira evropiane, por tani që jemi në Conference League dua që Lazio t’i nderojë ata gjatë gjithë rrugës. Ne duhet të bëjmë më të mirën për të fituar. Një trofe është gjithmonë i rëndësishëm dhe mbetet në vitrinë për përjetësi.”, tha Tare. /Lajmi.net/