Reali i bashkohet Chelseat në garë për Caicedon

Real Madridi i është bashkuar garës për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Brightonit, Caicedo. Të paktën kështu raporton The Sun, transmeton lajmi.net. Lojtari tash e një kohë është duke u monitoruar nga Chelsea të cilët ende nuk e kanë ndarë mendjen se sa do të paguajnë për lojtarin. Tash për tash vlera e lojtarit…

Sport

03/11/2022 16:04

Real Madridi i është bashkuar garës për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Brightonit, Caicedo.

Të paktën kështu raporton The Sun, transmeton lajmi.net.

Lojtari tash e një kohë është duke u monitoruar nga Chelsea të cilët ende nuk e kanë ndarë mendjen se sa do të paguajnë për lojtarin.

Tash për tash vlera e lojtarit po sillet diku rreth 68 milionë funte.

Me të në mesfushë Brightoni po zhvillon një sezon të mirë, teksa ka arritur të ngjitet mbi mesin e tabelës, në zonën që i dërgon në garat evropiane. /Lajmi.net/