Reali fiton me stil ndaj Celtic – i gostit me “pesëshe” mysafirët

Real Madridi ka fituar me rezultatin e thellë, 5-1, ndaj Celticut. Në ndeshjen e luajtur në “Santiago Bernabeu” u pa vetëm një skuadër të dominonte. Ishin pikërisht “Los Blancos” që shtruan supremacinë e tyre, duke i shënuar plot pesë gola. Rrjetën për vendasit e tundën Modric, Rodrygo, Asensio, Vinicius dhe Valverde, teksa mysafirët gjetën rrjetën…

Sport

02/11/2022 20:39

Real Madridi ka fituar me rezultatin e thellë, 5-1, ndaj Celticut.

Në ndeshjen e luajtur në “Santiago Bernabeu” u pa vetëm një skuadër të dominonte.

Ishin pikërisht “Los Blancos” që shtruan supremacinë e tyre, duke i shënuar plot pesë gola.

Rrjetën për vendasit e tundën Modric, Rodrygo, Asensio, Vinicius dhe Valverde, teksa mysafirët gjetën rrjetën me Jotan.

Falë këtij triumfi Reali merr vendin e parë në grup, duke e lënë pas Leipzigun që kualifikohet tutje si e dyta.

Në Europa League kaloi Shakhtar Donetsk, teksa në “shtëpi” kaloi Celtic. /Lajmi.net/