Liverpool identifikojnë “Van Dijk e ardhshëm”

Liverpool kanë gjetur lojtarin e duhur për repartin e mbrojtjes. Te skuadra e Liverpool janë të bindur që tashmë kanë identifikuar ‘Van Dijk e ardhshëm’. Bëhet fjalë për lojtarin e Torino, Perr Schuurs, për të cilin ‘Tuttomercato’ thotë se është pasuesi afatgjatë i Virgil van Dijk, përcjell lajmi.net. ‘Reds’ kanë shfaqur shenjat e para të…

Sport

01/11/2022 15:48

Liverpool kanë gjetur lojtarin e duhur për repartin e mbrojtjes.

Te skuadra e Liverpool janë të bindur që tashmë kanë identifikuar ‘Van Dijk e ardhshëm’.

Bëhet fjalë për lojtarin e Torino, Perr Schuurs, për të cilin ‘Tuttomercato’ thotë se është pasuesi afatgjatë i Virgil van Dijk, përcjell lajmi.net.

‘Reds’ kanë shfaqur shenjat e para të interesimit për lojtarin e Torino dhe pritet të bëjnë edhe lëvizje formale.

Interesim për mbrojtësin 22-vjeçar ka shfaqur edhe skuadra e Atletico Madrid.

Lëvizja e Liverpool për Schuurs mund të bëhet gjatë verës së ardhshme, pasi në janar vëmendja do të jetë te mesfusha. /Lajmi.net/