CL: Sonte xhiroja e fundit e grupeve, Marseille e Tottenham luftojnë për një biletë që çon tutje

Champions League vazhdon sonte me xhiron e fundit të fazës së grupeve. Kompeticioni më prestigjioz në futbollin evropian për klube, Champions League rikthehet sonte për t’i dhënë fund fazës së grupeve, përcjell lajmi.net. Me tetë ndeshje në orar, vëmendja kryesore do të jetë te grupi i Atletico Madrid, Porto, Leverkusen e Brugge, si dhe te…

Sport

01/11/2022 08:05

Champions League vazhdon sonte me xhiron e fundit të fazës së grupeve.

Kompeticioni më prestigjioz në futbollin evropian për klube, Champions League rikthehet sonte për t’i dhënë fund fazës së grupeve, përcjell lajmi.net.

Me tetë ndeshje në orar, vëmendja kryesore do të jetë te grupi i Atletico Madrid, Porto, Leverkusen e Brugge, si dhe te grupi i Tottenham, Marseille, Frankfurt e Sporting.

Në grupin B, Atletico Madrid e Leverkusen luftojnë për një pozitë që çon në Europa League, me spanjollët që kanë pesë pikë kurse gjermanët katër. Në të njëjtin grup, Porto ka 9 pikë kurse Brugge 10 – që do të thotë se pozita e parë është në luftë po ashtu.

Grupi B sheh sonte të përballen Atletico Madrid me Porto dhe Leverkusen me Club Brugge.

Situatë interesante është edhe në grupin D, ku Tottenhami ka 8 pikë në pozitën e parë dhe luan me Marseille që ka 6 pikë në pozitën e fundit. Gjithçka e hapur për secilën pozitë. Sporting me 7 pikë në pozitën e dytë luan kundër Frankfurtit që ka po ashtu 7 pikë, në një pozitë më poshtë.

Më poshtë mund t’i shihni të gjitha ndeshjet që luhen sonte dhe orën kur fillojnë këto ndeshje. /Lajmi.net/