Verona thyhet në fund, Roma fiton me përmbysje dhe del me tri pikët
Roma ka arritur të marrë fitore nga përballja me Veronën. Skuadra e Romës ka shënuar një fitore 1:3, me përmbysje, në udhëtim kundër Verona, shkruan lajmi.net. Verona kaloi e para në epërsi, kur në minutën e 27’ shënoi për 1:0, me anë të Dawidowicz. Nga një hero, Dawidowicz shpejt u kthye në figurë tragjike, pasi…
Sport
Roma ka arritur të marrë fitore nga përballja me Veronën.
Skuadra e Romës ka shënuar një fitore 1:3, me përmbysje, në udhëtim kundër Verona, shkruan lajmi.net.
Verona kaloi e para në epërsi, kur në minutën e 27’ shënoi për 1:0, me anë të Dawidowicz.
Nga një hero, Dawidowicz shpejt u kthye në figurë tragjike, pasi në minutën e 36’ u ndëshkua me karton të kuq. Kjo situatë ja lehtësoi punët ‘Giallorossi’.
Lojtarët e Jose Mourinho arritën të barazojnë në 1:1 në minutën e 45+1’, me anë të Nicolo Zaniolo.
Golin e përmbysjes Roma e gjeti tek në minutën e 88’, kur Volpato shënoi për 1:2, me një goditje nga jashtë zonës. Kurse, për rezultatin final u përkujdes El Shaarawy, në minutën 90+2’, pasi dribloi për mrekulli portierin.
Me fitoren e regjistruar sonte, Roma shkon në pozitën e katërt me 25 pikë, një më pak sesa Milan që është në pozitën e tretë dhe një më shumë sesa Lazio e Inter.
Verona mbetet me vetëm 5 pikë pas 12 ndeshjeve, në pozitën e 19 në tabelë. /Lajmi.net/