Aksion i policisë dhe doganës në veri, konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësitet antikontrabandës të Doganës së Kosovës, gjatë një aksioni në Veri të Mitrovicës, fshati Leshak i Leposavqit, kanë konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave. Dogana bënë të ditur se gjatë aksioni janë konfiskuar disa mallra të cilat janë gjetur në objektin ku është kryer bastisja. “Me ketë rast janë…

Lajme

30/10/2022 14:15

Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësitet antikontrabandës të Doganës së Kosovës, gjatë një aksioni në Veri të Mitrovicës, fshati Leshak i Leposavqit, kanë konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Dogana bënë të ditur se gjatë aksioni janë konfiskuar disa mallra të cilat janë gjetur në objektin ku është kryer bastisja.

“Me ketë rast janë konfiskuar këto mallra: 93 Kartela Grafike, 8 Antminera, 17 pllaka elektronike, 17 furnizues me rrymë si dhe 400 litra pije alkoolike dhe jo alkoolike.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, gjatë realizimit të këtij aksioni në afërsi është identifikuar dhe ndaluar edhe një automjet i dyshuar i cili ishte duke transportuar gjithashtu mallra të kontrabanduara nga Serbia.

Të gjitha produktet janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse kundër personave te përfshirë./Lajmi.net/