Mbyllet pjesa e parë: Brightoni po ‘shkelë’ Chelsean
Ka përfunduar pjesa e parë në takimin Brighton – Chelsea. ‘Blutë e Londrës’ janë duke pësuar humbje 3:0 në udhëtim te Brightoni. Vendasit e nisën furishëm ndeshjen, pasi u vërsulën menjëherë drejt sulmit. Disa raste të mira shpërdoruan, pasi në vend ishte Thiago Silva, por Brightoni nuk u ndalë. Në minutën e 5` ishte Leandro…
Sport
Ka përfunduar pjesa e parë në takimin Brighton – Chelsea.
‘Blutë e Londrës’ janë duke pësuar humbje 3:0 në udhëtim te Brightoni.
Vendasit e nisën furishëm ndeshjen, pasi u vërsulën menjëherë drejt sulmit.
Disa raste të mira shpërdoruan, pasi në vend ishte Thiago Silva, por Brightoni nuk u ndalë.
Në minutën e 5` ishte Leandro Trossard që realizoi, për të çuar në shtatë numrin e golave këtë edicion në Premier Ligë.
Kjo nuk u mjaftoi Brightonit, pasi shënuan sërish.
Në minutën e 14` pas një tollovie në zonë, ishte Loftus Cheek që shënoi autogol.
Edhe Chelsea po kërkonin më pas të ngushtonin epërsinë, por të vëmendshëm ishin mbrojtja vendase.
Po rridhte minuta e 42` kur ‘Blutë e Londrës’ shënuan, por sërish në portën e tyre, më anë të Chalobah.
Mbetet të shihet se si do jetë epilogu final i ndeshjes pas 45 minutave të tjerë./Lajmi.net/