Qeveria e vazhdon masën energjente të furnizimit me rrymë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka miratuar vendimin për zgjatjen e masave emergjente me furnizim të energjisë elektrike. Vendimi është miratuar një ditë pas pranimit të 75 milionë eurove nga BE-ja për tejkalimin e krizës energjetike nga ana e Kosovës, shkruan lajmi.net. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga…

Lajme

28/10/2022 23:46

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka miratuar vendimin për zgjatjen e masave emergjente me furnizim të energjisë elektrike.

Vendimi është miratuar një ditë pas pranimit të 75 milionë eurove nga BE-ja për tejkalimin e krizës energjetike nga ana e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, ku bëri të ditur se do t’i shkojë Kuvendit për miratim.

“U miratua vendimi për zgjatjen e masave emergjente me furnizimin e energjisë. Me këtë vendim i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës zgjatja e masave emergjente në furnizimin e energjisë, me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes në nivel të shtrirjes dhe kohëzgjatjes së nevojshme edhe për 30 ditë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Përgjatë kësaj mbledhje u miratua edhe projektbuxheti prej 3,2 miliardë eurove për vitin e ardhshëm.

Përveç tjerash, u miratua edhe vendimi i “shkallëzuar” për targat, i paraparë në tre hapa. Hapi i parë është qortimi i serbëve që nuk ndryshojnë targat e veturave në RKS, i cili pritet të zgjasë deri më 21 nëntor. Nga kjo datë, do të fillojë dënimi me gjobë prej 150 eurove për veturat që qarkullojnë me targa të tjera, vendim ky që pritet të zgjasë deri më 21 janar. Ndërkaq, më 21 prill Qeveria synon largimin total të tabelave ilegale në territorin e Kosovës. /Lajmi.net/