Champions League vazhdon edhe sonte – vëmendja në ‘Camp Nou’ ku Barca pret Bayernin

Kompeticioni më prestigjioz në futbollin evropian për klube, Champions League vazhdon edhe sonte me tetë ndeshje tjera. Champions League garanton spektakël edhe sonte, me disa ndeshje interesante në kalendar, shkruan lajmi.net. Duke filluar nga ora 18:45, Inter përballet me Viktoria Plzen, dhe me një fitore eventuale, ‘Zikaltërit’ sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër të garave. Në…

Sport

26/10/2022 08:02

Kompeticioni më prestigjioz në futbollin evropian për klube, Champions League vazhdon edhe sonte me tetë ndeshje tjera.

Champions League garanton spektakël edhe sonte, me disa ndeshje interesante në kalendar, shkruan lajmi.net.

Duke filluar nga ora 18:45, Inter përballet me Viktoria Plzen, dhe me një fitore eventuale, ‘Zikaltërit’ sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër të garave.

Në të njëjtin orar luhet edhe ndeshja Club Brugge – Porto, me portugezët që synojnë të marrin pikë që do t’i garantonin së paku një garë me Atleticon në xhiron e fundit të grupeve.

Më pas, nga ora 21:00, vëmendja shkon te ndeshja Barcelona – Bayern Munich. Një gabim i Inter ndaj Plzen do ta bënte edhe më interesante ndeshjen e Barcelonës.

Në të njëjtin orar luajnë edhe Ajax – Liverpool, Atletico – Leverkusen, Frankfurt – Marseille, Napoli – Rangers e Tottenham – Sporting. /Lajmi.net/