Projektligji për Trustin pritet t’u dërgohet deputetëve së shpejti

Afati përfundoi të premten. Por, brenda këtij afati kohor Qeveria e Kosovës nuk dha mendim rreth Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Andaj ky projektligj do të kthehet në Kuvend dhe do të trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve. Fillimisht do ju përcillet deputetëve pastaj do dërgohet në Kuvend për votim. Tërheqjen e…

Lajme

26/10/2022 07:55

Afati përfundoi të premten. Por, brenda këtij afati kohor Qeveria e Kosovës nuk dha mendim rreth Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Andaj ky projektligj do të kthehet në Kuvend dhe do të trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve.

Fillimisht do ju përcillet deputetëve pastaj do dërgohet në Kuvend për votim.

Tërheqjen e këtyre mjeteve po e kërkon edhe ekonomisti, Imer Raci.

E tërheqjen e një pjesë nga kursimet pensionale po e presin edhe një pjesë e qytetarëve.

Ata thonë se me këto mjete do t’i kryenin disa obligime të sezonës së dimrit.

Por jo të gjithë pajtohen me këtë ide.

Për tërheqjen e mjeteve nga Trusti ishte organizuar edhe një peticion, ku mbi 20 mijë qytetarë kishin kërkuar të marrin një pjesë të kursimeve pensionale.