De Ligt: Barcelona është një prej skuadrave më të mira në botë, ndeshja do të jetë e komplikuar

Mbrojtësi i Bayern Munich, Matthijs de Ligt ka dhënë disa komente para ndeshjes Bayern – Barcelona. Një ditë para ndeshjes mes Bayern dhe Barcelonës, Matthijs de Ligt ka dalë në konferencë për shtyp. Qendërmbrojtësi holandez ka dhënë disa komente pozitive për kundërshtarin e radhës, duke thënë se ndeshja mund të jetë shumë e komplikuar. “Barcelona…

Sport

25/10/2022 22:15

Mbrojtësi i Bayern Munich, Matthijs de Ligt ka dhënë disa komente para ndeshjes Bayern – Barcelona.

Një ditë para ndeshjes mes Bayern dhe Barcelonës, Matthijs de Ligt ka dalë në konferencë për shtyp.

Qendërmbrojtësi holandez ka dhënë disa komente pozitive për kundërshtarin e radhës, duke thënë se ndeshja mund të jetë shumë e komplikuar.

“Barcelona është një prej skuadrave më të mira në botë, anash Bayernit. Është skuadër speciale edhe për mua edhe për Frenkie de Jong, i cili është shok i shkëlqyer”, ka thënë De Ligt, përcjell lajmi.net.

“Ndeshja do të jetë e komplikuar sepse është ndaj një klubi të cilin e admiroj shumë”, shtoi lojtari.

Bayern ka siguruar kualifikimin tutje, kurse Barcelona duhet të marrë dy fitore dhe të shpresojë në gabim të Interit për të shkuar tutje. /Lajmi.net/