PSG hedh poshtë spekulimet – nuk u shpenzuan 630 milionë euro për kontratën e Mbappe
Skuadra e Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe morën edhe një herë vëmendjen, me raportimet e mbrëmshme të ‘Le Parisien’. E përditshmja franceze, ‘Le Parisien’ raportoi mbrëmë se skuadra e PSG ka investuar rreth 630 milionë euro për rinovimin e kontratës së Kylian Mbappe. Ky lajm bëri bujë të madhe, duke bërë që së fundmi të…

Sport
Skuadra e Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe morën edhe një herë vëmendjen, me raportimet e mbrëmshme të ‘Le Parisien’.
E përditshmja franceze, ‘Le Parisien’ raportoi mbrëmë se skuadra e PSG ka investuar rreth 630 milionë euro për rinovimin e kontratës së Kylian Mbappe.
Ky lajm bëri bujë të madhe, duke bërë që së fundmi të ketë reagim edhe nga skuadra e PSG.
“PSG konfirmon se artikulli është krejtësisht i gabuar dhe nuk ka asnjë detaj që tregon të vërtetën”, thuhet në një deklaratë të PSG, të përcjellë nga Tariq Panja.
“Koha e publikimit të lajmit nga ky medium është po ashtu surprizues, vetëm pak ditë para një ndeshje të rëndësishme në Champions League”, thuhet tutje në reagim.
Spekulimet thonë se Kylian Mbappe fiton 72 milionë euro për vit, si dhe 2 bonuse, njërin me 180 milionë për çmimin.
Nëse këto raportime do të ishin të sakta, Mbappe do të ishte lojtari me fitimet më të mëdha në një kontratë që ka njohur historia e futbollit. /Lajmi.net/