Anthony Taylor, gjyqtari i ndeshjes Barça – Bayern Munich
Anglezi Anthony Taylor është caktuar për të udhëhequr ndeshjen mes Barcelona dhe Bayern Munich në Ligën e Kampionëve. Dueli që do të luhet në ‘Camp Nou’ mund të jetë vendimtar për djemtë e Xavi Hernandez, të cilët kanë nevojë për një fitore dhe që Interi të mos fitojë për të vazhduar ëndrrën për Ligën e…
Sport
Anglezi Anthony Taylor është caktuar për të udhëhequr ndeshjen mes Barcelona dhe Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.
Dueli që do të luhet në ‘Camp Nou’ mund të jetë vendimtar për djemtë e Xavi Hernandez, të cilët kanë nevojë për një fitore dhe që Interi të mos fitojë për të vazhduar ëndrrën për Ligën e Kampionëve.
Arbitri nga Mançesteri drejtoi Superkupën 2020 në Budapest midis Bayern Munich dhe Sevilla, në të cilën skuadra gjermane fitoi 2-1 pas kohës shtesë me një gol të Javi Martínez.
Ai udhëhoqi gjithashtu skuadrën bavareze në fitoren 5-0 ndaj Rostovit në shtator 2016, në fitoren në Bruksel kundër Anderlecht (1-2) në nëntor 2017 dhe në humbjen sezonin e kaluar në Villarreal (1-0).
Taylor arbitroi Barcelonën në një barazim 0-0 në Athinë kundër Olympiakos në tetor 2017 dhe një barazim 1-1 në Paris Saint Germain në mars 2021.
44 vjeçari, do të ketë Gary Beswick dhe Adam Nunn si ndihmës gjyqtarë, Robert Jones si gjyqtar të katërt dhe Stuart Attwell dhe David Coote në VAR./Lajmi.net/