Bayerni nuk do jetë aktiv në merkaton e janarit

Bayern Munich nuk do bëjë blerje në afatin kalimtar të dimrit. Gjiganti gjerman është i kënaqur me ekipin e tij, andaj së paku gjatë dimrit nuk do kërkojnë lëvizje të reja. Kështu ka njoftuar drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, përcjell lajmi.net. “Kemi bërë shumë këtë verë, kështu që mendoj se jemi përgatitur shumë mirë…

Sport

24/10/2022 09:13

Bayern Munich nuk do bëjë blerje në afatin kalimtar të dimrit.

Gjiganti gjerman është i kënaqur me ekipin e tij, andaj së paku gjatë dimrit nuk do kërkojnë lëvizje të reja.

Kështu ka njoftuar drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, përcjell lajmi.net.

“Kemi bërë shumë këtë verë, kështu që mendoj se jemi përgatitur shumë mirë për të gjithë sezonin. Nuk do të aktivizohemi në merkaton e transferimeve në dimër”, u shpreh ai.

Por, merkato i verës pritet të jetë produktiv për Bayernin, pasi raportohet se do shkojnë me çdo kusht për sulmuesin e Tottenham, Harry Kane./Lajmi.net/