‘Le Parisien’: Rinovimi me Mbappe i kushtoi PSG-së 630 milionë euro
E përditshmja franceze, ‘Le Parisien’ ka zbuluar disa detaje “të çmendura” nga kontrata e re e Kylian Mbappe. Se rinovimi i Kylian Mbappe ishte me shumë rëndësi për skuadrën e PSG u kuptua nga angazhimi i pashoq që ndodhi gjatë verës, derisa edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron intervenoi në negociata. Por, shuma e paguar…

Sport
E përditshmja franceze, ‘Le Parisien’ ka zbuluar disa detaje “të çmendura” nga kontrata e re e Kylian Mbappe.
Se rinovimi i Kylian Mbappe ishte me shumë rëndësi për skuadrën e PSG u kuptua nga angazhimi i pashoq që ndodhi gjatë verës, derisa edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron intervenoi në negociata.
Por, shuma e paguar nga Nasser Al-Khelaifi për ta mbajtur francezin duket se kalon çdo imagjinatë.
Sipas ‘Le Parisien’, PSG ka investuar 640 milionë euro për ta mbajtur Mbappe në klub, për një kontratë 2+1 vit/e.
Opsionin për aktivizimin e vitit të tretë të kontratës e ka vetëm lojtari, por jo edhe klubi.
Në çfarëdo rasti, edhe nëse Mbappe s’qëndron për vitin e tretë, ai do ta marrë pagën e tij. /Lajmi.net/