Ten Hag: Llogaris në Ronaldon për pjesën tjetër të sezonit
Erik Ten Hag, në deklaratën e dhënë së fundi në lidhje me Cristiano Ronaldon, ka tentuar që ta ul tensionin që ekziston në mes tij dhe portugezit. Ndonëse nuk e ftoi për ndeshjen ndaj Chelseat, holandezi thotë se llogaritë në shërbimet e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, transmeton lajmi.net. Sipas tij, Ronaldo është…
Sport
Erik Ten Hag, në deklaratën e dhënë së fundi në lidhje me Cristiano Ronaldon, ka tentuar që ta ul tensionin që ekziston në mes tij dhe portugezit.
Ndonëse nuk e ftoi për ndeshjen ndaj Chelseat, holandezi thotë se llogaritë në shërbimet e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, Ronaldo është i rëndësishëm për skuadrën dhe pas këtij incidenti që ndodhi, do të vijojnë normalisht.
“Ai është jashtë për këtë lojë dhe më pas ne vazhdojmë. Unë jam i hapur për këtë dhe për mua kjo është një grevë. Cristiano mbetet një pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe unë mbështetem tek ai për pjesën tjetër të sezonit”, u shpreh Ten Hag. /Lajmi.net/