Musiala nuk mban mëri për mosfitimin e çmimit Kopa: Gavi pati një sezon fantastik
Musialas së Bayern Munich nuk është duke i penguar aspak mosfitimi i çmimit KOPA, që jepet për lojtarin më të mirë të ri. Në një intervistë të dhënë së fundi, ai tha se kushdo në mes tij, Bellingham dhe Gavi e meritoi një çmim të tillë. Siç dihet, ishte Gavi ai që u dekorua me…

Sport
Musialas së Bayern Munich nuk është duke i penguar aspak mosfitimi i çmimit KOPA, që jepet për lojtarin më të mirë të ri.
Në një intervistë të dhënë së fundi, ai tha se kushdo në mes tij, Bellingham dhe Gavi e meritoi një çmim të tillë.
Siç dihet, ishte Gavi ai që u dekorua me këtë çmim, transmeton lajmi.net.
Sipas Musialas, mesfushori i Barcelonës është një lojtar i shkëlqyer dhe pati një sezon të tejet të mirë.
“Mendoj se Gavi është një lojtar fantastik. Unë dhe Bellingham patëm gjasa ta fitonim këtë çmim, por Gavi pati një sezon të shkëlqyer dhe e respektoj këtë vendim”, theksoi ai për SPORT1.
Musiala është duke performuar mjaft mirë në këtë sezon me Bayernin, ku ka pesë gola dhe katër asistime në vetëm nëntë ndeshje.
Marrë parasysh këtë rendiment të lartë të treguar, lojtari po konsiderohet si njëri prej më të mirëve në të ardhmen e afërt. /Lajmi.net/