Ferdinand këshillon Man Unitedin që ta lënë Ronaldon të largohet në janar
Rio Ferdinand është pro largimit të Cristiano Ronaldo. Merkatoja e janarit po afron dhe emri i Cristiano Ronaldo po fillon të lidhet përsëri me një largim të mundshëm nga Man United. Cristiano Ronaldo ka nxitur edhe më shumë spekulimet për largimin e mundshëm të tij nga United, pasi në ndeshjen e mbrëmshme la stolin pak…
Sport
Rio Ferdinand është pro largimit të Cristiano Ronaldo.
Merkatoja e janarit po afron dhe emri i Cristiano Ronaldo po fillon të lidhet përsëri me një largim të mundshëm nga Man United.
Cristiano Ronaldo ka nxitur edhe më shumë spekulimet për largimin e mundshëm të tij nga United, pasi në ndeshjen e mbrëmshme la stolin pak minuta pa përfunduar takimi.
Portugezi madje kishte lëshuar edhe stadiumin pa u përshëndetur me shokët e skuadrës. Pas këtyre ngjarjeve, Ferdinand beson se skuadra duhet t’ia hapë derën e largimit lojtarit.
“Mendimi i vetëm mund të jetë që Ronaldo po kursehet për vikendin ndaj Chelsea. Kjo është e vetmja mënyrë se si e shoh, sipas logjikës, arsyen pse ai s’luajti mbrëmë”, ka thënë Ferdinand, transmeton lajmi.net.
“Nëse Ten Hag s’e sheh Ronaldon si startues në skuadrën e tij më shpesh sesa kaq, mendoj se ata duhet ta lirojnë atë nga kontrata”, shtoi ish-mbrojtësi i United.
“Ata duhet ta lënë atë të shkojë”, tha mes tjerash ai.
Fitorja 2:0 e Man United ndaj Tottenham mbeti në hije pikërisht si pasojë e veprimit të Ronaldo, që la fushën më herët. /Lajmi.net/