Lëndimi i Sane – gjermani synon të rikthehet për ndeshjen ndaj Inter

Leroy Sane vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta, si pasojë e lëndimit. Ylli i Bayern Munich, Sane pritet të bëjë rikthimin e tij në fushë para Kupës së Botës, në nëntor. Sipas ‘Kicker’, gjermani mund të kthehet në ndeshjen e fundit të Bayern në fazën e grupeve në CL, kundër Inter, më 1 nëntor,…

Sport

20/10/2022 12:29

Leroy Sane vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta, si pasojë e lëndimit.

Ylli i Bayern Munich, Sane pritet të bëjë rikthimin e tij në fushë para Kupës së Botës, në nëntor.

Sipas ‘Kicker’, gjermani mund të kthehet në ndeshjen e fundit të Bayern në fazën e grupeve në CL, kundër Inter, më 1 nëntor, përcjell lajmi.net.

Lojtari do të ketë kohë përafërsisht edhe dy javë për të bërë këtë rikthm.

Para lëndimit, Sane ishte një nga lojtarët më në formë te kampionët e Bundesliga.

26-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar pesë për 16 ndeshje të zhvilluara, para se të lëndohej. /Lajmi.net/