Ministrja Rizvanolli: Një ton pelet 740 euro, ndërsa vitin e kaluar ishte 180
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar nga deputetët që të votojnë projektligjin për çmimet tavan në produktet bazë. Ajo tha se këtë vit një ton pelet kushton 740 euro, teksa vitin e kaluar kishte çmim 180 euro. Rizvanolli tha se çmimi i prodhimit të peletit është nën 200 dhe “po flasim për një fitim…
Lajme
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar nga deputetët që të votojnë projektligjin për çmimet tavan në produktet bazë.
Ajo tha se këtë vit një ton pelet kushton 740 euro, teksa vitin e kaluar kishte çmim 180 euro.
Rizvanolli tha se çmimi i prodhimit të peletit është nën 200 dhe “po flasim për një fitim prej 560 euro për çdo ton peleti qe shitet”.
“740 euro një ton pelet. 180 euro vitin e kaluar, kemi mëse katërfishim të çmimit të peletit, ndërkohe çmimi prodhimit është nën 200 euro, po flasim për një fitim prej 560 euro për çdo ton peleti që shitet”, tha ajo.
Ndryshe ky projektligj po kundërshtohet nga partitë opozitare./Lajmi.net/