Gravenberch: Situatë jo e lehtë për mua, dua të luaj, i di kualitetet e mia

Lojtari i Bayern Munich, Ryan Gravenberch nuk po kalon si më së miri në ‘Allianz Arena’. Mesfushori holandez, Gravenberch kaloi nga Ajax Amsterdam te Bayern Munich gjatë merkatos së verës. Tani, te Bayern, lojtari s’po i merr minutat maksimale dhe konsideron se s’ka hapësira mjaftueshëm. Megjithatë, ai thotë se do të jetë i duruar për…

Sport

19/10/2022 15:37

Lojtari i Bayern Munich, Ryan Gravenberch nuk po kalon si më së miri në ‘Allianz Arena’.

Mesfushori holandez, Gravenberch kaloi nga Ajax Amsterdam te Bayern Munich gjatë merkatos së verës.

Tani, te Bayern, lojtari s’po i merr minutat maksimale dhe konsideron se s’ka hapësira mjaftueshëm. Megjithatë, ai thotë se do të jetë i duruar për momentin e tij.

“Situata nuk është e lehtë për mua, sigurisht se dua të luaj. Por, duhet të qëndroj i qetë”, ka thënë Gravenberch, përcjell lajmi.net.

“I di kualitetet e mia, por është si është – Bayern është klub i madh me shumë lojtarë të mirë. Duhet të qëndroj i qetë”, shtoi mesfushori.

Gravenberch pritet të jetë në listën e Holandës për Kupën e Botës Katar 2022. /Lajmi.net/