Donnarumma i lumtur në PSG
Gianluigi Donnarumma është i lumtur në ‘Parc des Princes’. Merkaton e verës Donnarumma ishte një nga më të komentuarit, përcjell lajmi.net. Italiani u tha që do largohej nga Paris Saint Germain, por drejtuesit e klubit e cilësuan si të rëndësishëm për ekipin, prandaj qëndroi. Së fundmi është edhe agjentja e portierit, Rafaela Pimenta që tha…

Sport
Gianluigi Donnarumma është i lumtur në ‘Parc des Princes’.
Merkaton e verës Donnarumma ishte një nga më të komentuarit, përcjell lajmi.net.
Italiani u tha që do largohej nga Paris Saint Germain, por drejtuesit e klubit e cilësuan si të rëndësishëm për ekipin, prandaj qëndroi.
Së fundmi është edhe agjentja e portierit, Rafaela Pimenta që tha se ai është i lumtur në ‘Parc des Princes’.
“Gjërat po shkojnë shumë mirë në Paris dhe ai është absolutisht i lumtur me PSG-në”, tha ajo për ‘Tuttosport’.
“Nuk e dimë kurrë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, shtoi ajo.
23 vjeçari ka kontratë me kampionin francez deri në vitin 2026./Lajmi.net/