Ancelotti: E kujtova ndeshjen e sezonit të kaluar, s’eksperimentova shumë

Carlo Ancelotti është shprehur i lumtur me vendimet që mori për ‘El Clasicon’ e sotme. Real Madrid fitoi 3:1 në përballje ndaj Barcelonës, për të marrë edhe kreun e tabelës. Pas ndeshjes, disa komente ka dhënë edhe Carlo Ancelotti, i cili tha se sot s’bëri shumë eksperimente. “Sigurisht, mendova për përballjen e fundit dhe provova…

Sport

16/10/2022 18:49

Carlo Ancelotti është shprehur i lumtur me vendimet që mori për ‘El Clasicon’ e sotme.

Real Madrid fitoi 3:1 në përballje ndaj Barcelonës, për të marrë edhe kreun e tabelës.

Pas ndeshjes, disa komente ka dhënë edhe Carlo Ancelotti, i cili tha se sot s’bëri shumë eksperimente.

“Sigurisht, mendova për përballjen e fundit dhe provova të mos bëja shumë eksperimente”, tha ai, përcjell lajmi.net.

“E përdora Militao për presing në Lewandowski. Më duket se funksionoi. Po, 5 zëvendësime ndihmojnë, por s’mund t’i bëja të gjitha”, shtoi ai.

Taktikat e Ancelotti u dukën mjaft bindëse sonte, me Realin që asnjëherë nuk u vu në presion të madh. /Lajmi.net/