Bëhen për spital pasi u rrahën mes vete, Policia ua sekuestron 4 pushkë gjuetie e 1 revole
Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar, pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore janë rrahur në mes vete. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës nëpërmjet raportit të saj 24 orësh, ku është shtuar se të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në emergjencës e Ferizajt, ku njëri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, shkruan…

Lajme
Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar, pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore janë rrahur në mes vete.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës nëpërmjet raportit të saj 24 orësh, ku është shtuar se të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në emergjencës e Ferizajt, ku njëri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, shkruan lajmi.net.
Po ashtu PK-ja ka njoftuar edhe se, gjatë kontrollit të shtëpive të tyre janë gjetur dhe sekuestruar katër pushkë gjuetie 581 fishekë dhe një revole me 20 fishekë.
Pos këtyre, njoftohet edhe se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR Fsh. Burrnik, Ferizaj 14.10.2022 – 11:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt, ku njëri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Gjatë kontrollit të shtëpive të tyre janë gjetur dhe sekuestruar katër pushkë gjuetie me 581 fishekë dhe një revole me 20 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Lajmi.net/