Kurti dhe bashkëshortja e tij marrin pjesë në darkën e shtruar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me bashkëshorten e tij, Ritën, ka marrë pjesë në darkën zyrtare të shtruar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, në Pallatin Élysée në Paris. Pjesëmarrja e tyre ishte në kuadër të Forumit të Paqes në Paris. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes…

Lajme

10/11/2026 22:53

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me bashkëshorten e tij, Ritën, ka marrë pjesë në darkën zyrtare të shtruar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, në Pallatin Élysée në Paris.

Pjesëmarrja e tyre ishte në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi, ku është shprehur se ishte i nderuar të merrte pjesë në këtë darkë.

“Bashkë me Ritën ishim të nderuar të marrim pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron, në Pallatin Élysée, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/

Lajmi i plotë: