Nënshkrimi i kontratës së Saka prioritet për Arsenalin

Rinovimi i kontratës së Bukayo Sakas është prioriteti i skuadrës së Arsenalit. Të paktën kështu raporton Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net. Lojtari po vijon të shkëlqejë edhe këtë sezon, ku ka tri gola dhe katër asistime në nëntë ndeshje. Vetë Saka është shprehur i lumtur me situatën tek Arsenali dhe më shumë gjasë rinovimi nuk do…

Sport

14/10/2022 09:13

Rinovimi i kontratës së Bukayo Sakas është prioriteti i skuadrës së Arsenalit.

Të paktën kështu raporton Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net.

Lojtari po vijon të shkëlqejë edhe këtë sezon, ku ka tri gola dhe katër asistime në nëntë ndeshje.

Vetë Saka është shprehur i lumtur me situatën tek Arsenali dhe më shumë gjasë rinovimi nuk do të paraqesë problem. /Lajmi.net/