Kurti flet për rekorde financiare, por harron ta përmend anën e errët të ekonomisë në Kosovë

Investimet kapitale, pika më e dobët e kësaj qeverie për këtë vit. Të paktën, kështu kanë konstatuar Banka Botërore në raportin e fundit për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për një rritje historike ekonomike në mbledhjen e 100-të të Qeverisë Kurti II, shkruan lajmi.net. “Një vit e gjysmë rritje…

Lajme

12/10/2022 11:02

Investimet kapitale, pika më e dobët e kësaj qeverie për këtë vit. Të paktën, kështu kanë konstatuar Banka Botërore në raportin e fundit për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për një rritje historike ekonomike në mbledhjen e 100-të të Qeverisë Kurti II, shkruan lajmi.net.

“Një vit e gjysmë rritje dhe antikorrupsion. Kemi rikthyer sistemin e financave publike në binar duke ulur borxhin publik. Kemi ofruar mbi 750 mbështetje për qytetarët dhe bizneset. Kemi rritjen ekonomike historike në vendin tonë. Në vitin 2021 të hyrat e doganës janë rritur për 30.8 për qind.  Kemi shlyerje të borxheve qindra milionë euro. Kemi bërë luftim të pakompromis të punës jo-formale dhe kontrabandës. ATK ka parandaluar dëmtim të buxhetit për mbi 12 milionë euro”, deklaroi në mbledhje ai.

Megjithatë, Banka Botërore në raportin e fundit për Europën, ka konstatuar se rritja ekonomike në Kosovë pritet të ngadalësohet në 3.1 për qind për shkak të mungesës së investimeve kapitale dhe konsumit privat.

Në raportin e Bankës Botërore, tek kapitulli për Kosovën, u potencua si sfidë kryesore e ekonomisë rritja e kostos së importit të energjisë.

Qeveria Kurti është kritikuar për mungesë investimesh kapitale, e cila në gjashtëmujorin e këtij viti, ka 39 për qind më pak shpenzime kapitale në krahasim me atë të vitit të kaluar.

Në raportin e kësaj banke u vlerësua si jo-fleksibile ndihma financiare e Qeverisë Kurti për skemat sociale, sipas të cilit ofron mbrojtje të kufizuar nga të cenuarit prej inflacionit.

Presion për ekonominë kosovare është parë edhe kërkesa për rritje pagash, si pasojë e normës së lartë të inflacionit. Sipas Bankës Botërore, rritja e çmimit të faturave të rrymës dhe produkteve të shportës dëmtoi shtresat e mesme dhe të ulëta.

Sipas raportit, inflacioni ka rritur deri në 20 për qind deri në gusht produktet e ushqimit dhe transportit, duke dëmtuar buxhetin e familjes. /Lajmi.net/