Polemikat e kartonit të kuq, Pioli, Capello e Condò, njëzëri: Prishi ndeshjen
Episodi i minutës së 18-të (Tomori mori karton të kuq për ndërhyrjen ndaj Mount) kushtëzoi ecurinë e një përballjeje që ishte pritur më shumë entuziazëm në “San Siro” Gjyqtari gjerman, Siebert, ka nxitur reagime të ashpra me vendimin që “prishi” spektaklin e kësaj sfide. Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, në përfundim të takimit, e kishte…
Sport
Episodi i minutës së 18-të (Tomori mori karton të kuq për ndërhyrjen ndaj Mount) kushtëzoi ecurinë e një përballjeje që ishte pritur më shumë entuziazëm në “San Siro” Gjyqtari gjerman, Siebert, ka nxitur reagime të ashpra me vendimin që “prishi” spektaklin e kësaj sfide.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, në përfundim të takimit, e kishte të vështirë ta përmbante mllefin:
“Kisha ndjenjën që mund të bënim një ndeshje shumë të mirë. Më pas erdhi penalltia dhe kartoni i kuq. Ndryshoi gjithçka, Chelsea nuk kishte nevojë të luante në epërsi numerike. Nuk dua ta rishikoj episodin, më duket shumë e qartë. Nuk dua të komentoj. Ia thashë arbitrit atë që mendoja, edhe pse nuk flas edhe aq rrjedhshëm anglisht, mendoj se e ka kuptuar”.
I ftuar në mikrofonat e “SkySport”, ish-trajneri i Milanit, Fabio Capello, tha se gjyqtari e prishi lojën:
“Milani ishte i karikuar dhe i vendosur. Penalltia e shtrembëroi lojën, por kuqezinjtë nuk ishin asnjëherë pasivë. Ata ishin gati për ta luajtur ndeshjen deri në fund ndaj Chelsea-t. Gjyqtari e prishi lojën me një penallti të tillë.”
I ashpër në qëndrimin e tij edhe gazetari Paolo Condò, i pranishëm në studiot e “Sky”:
“Nuk ishte penallti ajo që u fishkëllua në favor të Chelsea-t. Ndeshja u ndikua shumë nga ky episod, sepse nis 10 lojtarë dhe me gol të pësuar”, përfundoi ai. /Lajmi.net/