De Gea dëshiron kontratë të re te Man United

Portieri spanjoll, David de Gea është duke synuar një kontratë të re te skuadra e United. De Gea është portieri i parë te Manchester United tash e sa vite. Ai dëshiron që aventurën e tij ta vazhdojë edhe më gjatë në ‘Old Trafford’. Siç shkruan ‘Goal’, De Gea ka thënë së fundmi se dëshira e…

Sport

10/10/2022 20:04

Portieri spanjoll, David de Gea është duke synuar një kontratë të re te skuadra e United.

De Gea është portieri i parë te Manchester United tash e sa vite. Ai dëshiron që aventurën e tij ta vazhdojë edhe më gjatë në ‘Old Trafford’.

Siç shkruan ‘Goal’, De Gea ka thënë së fundmi se dëshira e tij është një kontratë e re.

“Sigurisht, do të doja të isha këtu për disa vite të tjera, kështu që do të shohim se çfarë sjell e ardhmja”, ka thënë De Gea, transmeton lajmi.net.

“Jam vërtet shumë, shumë i lumtur këtu te Man United”, shtoi spanjolli.

David de Gea ka kontratë valide me Man United deri në vitin 2024. /Lajmi.net/