Red Bull shpallen fajtorë për shkelje minore të limiteve të buxhetit– Hamilton s’e merr titullin e 2021

‘Dailymail’ ka siguruar vendimin e FIA lidhur me shkeljet e limiteve të buxhetit. Skuadra e Red Bull është shpallur fajtore për tejkalim të limitit  të buxhetit pre 114 milionë funte, përcjell lajmi.net. Këtë shkelje FIA e ka konsideruar si shkelje minore, dhe shkelja është bërë në sezonin 2021. Diskrepanca mes shpenzimeve të Red Bull dhe…

Sport

10/10/2022 16:59

‘Dailymail’ ka siguruar vendimin e FIA lidhur me shkeljet e limiteve të buxhetit.

Skuadra e Red Bull është shpallur fajtore për tejkalim të limitit  të buxhetit pre 114 milionë funte, përcjell lajmi.net.

Këtë shkelje FIA e ka konsideruar si shkelje minore, dhe shkelja është bërë në sezonin 2021.

Diskrepanca mes shpenzimeve të Red Bull dhe limiteve të cekura ishte 1 milion funte, dhe jo ashtu siç spekulohej, 10 milionë.

Ndonëse skuadra austriake bëri këto shkelje, Max Verstappen s’do ta humb titullin e kampionit të fituar atë sezon – pra, s’do të ketë titull të 8 për Lewis Hamilton, së paku edhe një sezon.

Njoftimi zyrtar i FIA pritet të publikohet brenda pak minutave. /Lajmi.net/