Qeveria i ekzekuton pagat e mësimdhënësve
Qeveria ka vendosur t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve, të cilat i ndali për shkak të grevës së mbajtur gjatë shtatorit. Lajmin për media e ka konfirmuar, Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës. “Janë ekzekutuar dhe kanë filluar të dalin”, ka thënë Ibrahimi. Vendimi vjen pasi SBASHK kanë kërcënuar me rikthim në grevë…
Lajme
Qeveria ka vendosur t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve, të cilat i ndali për shkak të grevës së mbajtur gjatë shtatorit.
Lajmin për media e ka konfirmuar, Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
“Janë ekzekutuar dhe kanë filluar të dalin”, ka thënë Ibrahimi.
Vendimi vjen pasi SBASHK kanë kërcënuar me rikthim në grevë në rast të mos-ekzekutimit të pagave. /Lajmi.net/