Haaland ka dy alternativa: gol ose gol – City shkaterron edhe Copenhagen

Manchester City e ka arritur fitoren e radhës në Champions League. Viktimë e “Qytetarëve” ishte skuadra e Copenhagen që mori plot pesë gola në “Etihad Stadium”, transmeton lajmi.net. Dy nga to i shënoi pikërisht “njeriu gol”, Erling Haaland, që e gozhdoi topin në rrjetë dy herë brenda 45 minutave të para. Të tjerë që u…

Sport

05/10/2022 22:55

Manchester City e ka arritur fitoren e radhës në Champions League.

Viktimë e “Qytetarëve” ishte skuadra e Copenhagen që mori plot pesë gola në “Etihad Stadium”, transmeton lajmi.net.

Dy nga to i shënoi pikërisht “njeriu gol”, Erling Haaland, që e gozhdoi topin në rrjetë dy herë brenda 45 minutave të para.

Të tjerë që u futën në listën e realizatorëve ishin Mahrez, Julian Alvarez dhe Kchonkovala (autogol).

Skuadra e Guardiolas mbetet e pamposhtur këtë sezon, teksa Haaland ka bërë pakt me gol kjo e fundit të mos e ndërrojë me një tjetër. /Lajmi.net/