Përfundon pjesa e parë: Barcelona në epërsi minimale ndaj Mallorcas
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Mallorca – Barcelona. Barça po avancon 1:0 ndaj Mallorcas, përcjell lajmi.net. Golin e vetëm për pjesën e parë e shënoi Robert Lewandowski, në minutën e 20`. Skuadra e Xavi Hernandez ishin më e mirë gjatë gjithë pjesës së parë, por Mallorca u tregua e çeliktë në mbrojtje. Në…
Sport
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Mallorca – Barcelona.
Barça po avancon 1:0 ndaj Mallorcas, përcjell lajmi.net.
Golin e vetëm për pjesën e parë e shënoi Robert Lewandowski, në minutën e 20`.
Skuadra e Xavi Hernandez ishin më e mirë gjatë gjithë pjesës së parë, por Mallorca u tregua e çeliktë në mbrojtje.
Në anën tjetër ekipi me në krye Vedat Muriqin rrezikuan vetëm një rast portën e Ter Stegen, por gjermani nuk u mposht.
Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë cili do jetë epilogu final i ndeshjes./Lajmi.net/