Bellerin ndjen shqetësim, nesër do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore

Hector Bellerin është lojtari i radhës që është në telashe te Barcelona. Mbrojtësi i krahut të djathtë te Barcelona, Hector Bellerin mund t’i shtohet listës së të lënduarve. Sipas faqes zyrtare të Barcelonës, Bellerin ka ndjerë një shqetësim në këmbën e majtë, gjatë stërvitjes së sotme, përcjell lajmi.net. Teste më specifiket do t’i bëhen lojtarit…

Sport

27/09/2022 14:25

Hector Bellerin është lojtari i radhës që është në telashe te Barcelona.

Mbrojtësi i krahut të djathtë te Barcelona, Hector Bellerin mund t’i shtohet listës së të lënduarve.

Sipas faqes zyrtare të Barcelonës, Bellerin ka ndjerë një shqetësim në këmbën e majtë, gjatë stërvitjes së sotme, përcjell lajmi.net.

Teste më specifiket do t’i bëhen lojtarit gjatë ditës së nesërme, për të gjetur shkakun kyç të shqetësimit.

Përveç Bellerin, së fundmi edhe emra si Memphis Depay, Frenkie de Jong, Ronald Araujo e Jules Kounde janë të lënduar.

Mbetet të shihet se sa do të rrezikojë të mungojë Bellerin. /Lajmi.net/