Kulusevski: Nuk isha i lumtur në Juventus, Tottenham ishte zgjedhje e shkëlqyer

Dejan Kulusevski ka folur për transferimin e tij nga Juventusi në Tottenham Hotspur. Kulusevski së fundmi në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’ ka folur për transferimin nga Juventusi për në Tottenham. Anësori u shpreh i lumtur me transferimin në Angli, pasi ashtu nuk ndihej në Itali. “Nuk isha i lumtur në Juventus, kështu që…

Sport

26/09/2022 15:24

Dejan Kulusevski ka folur për transferimin e tij nga Juventusi në Tottenham Hotspur.

Kulusevski së fundmi në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’ ka folur për transferimin nga Juventusi për në Tottenham.

Anësori u shpreh i lumtur me transferimin në Angli, pasi ashtu nuk ndihej në Itali.

“Nuk isha i lumtur në Juventus, kështu që bashkimi me Tottenham ishte një zgjedhje e shkëlqyer për mua”, tha fillimisht ai.

Tutje, suedezi foli në lidhje me trajneri, duke thënë se është shumë motivues.

“Jam shumë i lumtur që punoj nën Conte. Më beso, nuk kam parë askënd në jetën time të motivuar si Antonio Conte. Fjalët e tij hyjnë në zemrën tuaj”, përfundoi ai.

Pas një sezoni e gjysmë te Juventusi, Dejan kaloi në Tottenham./Lajmi.net/