Marrëveshja Rusi – Serbi, Tahiri u bën thirrje Shqipërisë e Maqedonisë të largohen nga “Ballkani i Hapur”
Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar për marrëveshjen e arritur dje mes Serbisë e Rusisë për koordinim në politikën e jashtme. Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ky hap mund të çojë në atë që edhe “Ballkani i Hapur” të bëj një marrëveshje të tillë, shkruan lajmi.net. Sipas saj,…
Lajme
Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar për marrëveshjen e arritur dje mes Serbisë e Rusisë për koordinim në politikën e jashtme.
Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ky hap mund të çojë në atë që edhe “Ballkani i Hapur” të bëj një marrëveshje të tillë, shkruan lajmi.net.
Sipas saj, tanimë është koha që Shqipëria dhe Maqedonia të tërhiqen nga “Ballkani i Hapur”.
Këtë të fundit, ajo e quan projekt hegjemon ruso-serb.
Postimi i plotë i Tahirit:
Me nënshkrimin e marrëveshjes me Rusinë dje, Serbia bëri të qartë se është me Rusinë dhe jo me perëndimin. Një hap i këtillë mund të coj që edhe Ballkani i Hapur të bëj një marrëveshje të tillë. Tani e kanë momentin Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë veriore të distancohen nga ky projekt hegjemon ruso-serb. /Lajmi.net/