Real Madridi i del në mbrojtje Vinicus Jr, kërkon veprime ligjore për ata që përdorin shprehje raciste ndaj lojtarëve të tyre

Real Madridi i ka dal në mbrojtje lojtarin të tyre, Vinicus Jr. Së fundmi, në emisionin ‘El Chiringuito’ presidenti i Shoqatës Spanjolle të Agjentëve të Futbollit, Pedro Bravo e ka ofenduar anësorin e Realit, Vinicius Jr. Kur Vini shënon ai feston duke kërcyer, e kjo ka bërë që Bravo ta cilësojë veprimin e tij si…

Sport

16/09/2022 22:05

Real Madridi i ka dal në mbrojtje lojtarin të tyre, Vinicus Jr.

Së fundmi, në emisionin ‘El Chiringuito’ presidenti i Shoqatës Spanjolle të Agjentëve të Futbollit, Pedro Bravo e ka ofenduar anësorin e Realit, Vinicius Jr.

Kur Vini shënon ai feston duke kërcyer, e kjo ka bërë që Bravo ta cilësojë veprimin e tij si një majmun.

“Nëse doni të kërceni samba, shkoni në sambadrom, këtu ajo që duhet të bëni është të respektoni kolegët tuaj dhe të ndaloni së vepruari si majmun”, u shpreh ai.

Më pas në llogarinë e tij në ‘Twitter’, i njëjti kërkoi falje, duke thënë se e kishin keqinterpretuar deklaratën e tij.

“Dua të sqaroj se shprehja “duke luajtur majmunin” që kam keqpërdorur për të përshkruar kërcimin e festimit të golit të Vinicius është bërë në mënyrë metaforike (“duke luajtur marrëzi”). Duke qenë se qëllimi im nuk ka qenë të ofendoj askënd, sinqerisht kërkoj falje. Më vjen keq”, tha Bravo.

E lidhur me këtë ka reaguar vetë klubi mbretëror, duke thënë se do marrin veprime ligjore për ata që ofendojnë në baza racore lojtarët e tyre.

Më poshtë e gjeni deklaratën zyrtare të ekipit:

“Real Madrid CF hedh poshtë të gjitha llojet e shprehjeve dhe sjelljeve raciste dhe ksenofobike në fushën e futbollit, sportit dhe jetës në përgjithësi, siç janë komentet për keqardhje dhe fatkeqe të bëra orët e fundit ndaj lojtarit tonë Vinicius Junior.

Real Madrid dëshiron të tregojë gjithë dashurinë dhe mbështetjen e tij për Vinicius Junior, një lojtar që e kupton futbollin si një qëndrim ndaj jetës bazuar në gëzim, respekt dhe sjellje sportive.

Futbolli, që është sporti më global që ekziston, duhet të jetë shembull vlerash dhe bashkëjetese.

Klubi ka udhëzuar shërbimet e tij ligjore që të ndërmarrin veprime ligjore kundër kujtdo që përdor shprehje raciste ndaj lojtarëve tanë”./Lajmi.net/