Vinicius Jr ofendohet për festimin e golave, por disa lojtarë i dalin në mbështetje brazilianit

Presidenti i Shoqatës Spanjolle të Agjentëve të Futbollit, Pedro Bravo ka ofenduar anësorin e Real Madridit, Vinicius Jr. Vincius Jr është njëri ndër lojtarët më te dalluar këto dy vitet e fundit te Real Madridi. Anësori po luan një rol kyç te ‘Mbretërit’, duke shënuar e ndihmuar ekipin drejt sukseseve. Kur braziliani shënon, ai ka…

Sport

16/09/2022 21:25

Presidenti i Shoqatës Spanjolle të Agjentëve të Futbollit, Pedro Bravo ka ofenduar anësorin e Real Madridit, Vinicius Jr.

Vincius Jr është njëri ndër lojtarët më te dalluar këto dy vitet e fundit te Real Madridi.

Anësori po luan një rol kyç te ‘Mbretërit’, duke shënuar e ndihmuar ekipin drejt sukseseve.

Kur braziliani shënon, ai ka një mënyrë të veçantë të të festuarit, pasi zgjedh të kërcejë.

E, presidenti i Shoqatës Spanjolle të Agjentëve të Futbollit, Pedro Bravo e ka ofenduar lojtarin, duke e cilësuar si një majmun.

“Nëse doni të kërceni samba, shkoni në sambadrom, këtu ajo që duhet të bëni është të respektoni kolegët tuaj dhe të ndaloni së vepruari si majmun”, tha përfaqësuesi, për ‘El Chiringuito’.

Komenti u bë shpejt viral duke e krahasuar Vinicius me një majmun dhe Bravo, disa orë më vonë, u përpoq të zvogëlonte polemikat me një falje në llogarinë e tij në Twitter.

“Dua të sqaroj se shprehja “duke luajtur majmunin” që kam keqpërdorur për të përshkruar kërcimin e festimit të golit të Vinicius është bërë në mënyrë metaforike (“duke luajtur marrëzi”). Duke qenë se qëllimi im nuk ka qenë të ofendoj askënd, sinqerisht kërkoj falje. Më vjen keq”, tha Bravo.

Pas komentit fatkeq, Vinicius ka marrë një valë mbështetjeje dhe solidariteti në rrjetet sociale. Neymar, Pele Rahphinha, Thiago, Paqueta e disa lojtarë të tjerë./Lajmi.net/